E Shtunë, Qershor 28, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Peci i përgjigjet Bogajt për objektin në lagjen “Ulpiana”: S’ua kam frikën uzurpatorëve

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Një objekt që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë ka nxitur reagime në mes të ministrit të Faton Peci dhe Yll Bogajt, i cili pretendon që prona është e familjes së tij. Faton Peci me anë të një videoje ka thënë se objekti është pronë e Institutit Bujqësor të Kosovës dhe se aty janë ndërtuar lokale afariste kundërligjshëm dhe është bërë tjetërsimi i saj.

Derisa Bogaj thotë se kjo pronë është private dhe tashmë është paditur Peci.

“Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një ‘Vendim’ të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private”, thuhet në reagimin e Bogajt në Facebook. Mirëpo, pas këtij deklarimi ka reaguar ministri i MBPZHR-së, duke thënë se nuk ua ka frikën, siç i ka quajtur ai, uzurpatorëve dhe zhvatësve.

ADVERTISEMENT

“Nuk ia kam frikën uzurpatorëve, zhvatësve e as kriminelëve që Kosovën e duan dhe e shohin si plaçkë! Paradoksi: 700 metra katrorë lokal afarist në pronë të shtetit dhe padi Ministrisë se nuk i din mirë kufijtë! I gjithë oborri i pronës së IBK-së është ndërtim i vrazhdë betoni i shndërruar në depo, ndërsa vazhdon euforia e kërcënimit me padi të Ministrit”, thekson Peci. Në këtë reagim, i pari i MBPZHR-së ka bashkëngjitur edhe vendimin përmes të cilit obligon pronaren Miradije Bogaj që ta lëshojë pronën brenda një afati njëjavor.

Peci ka theksuar se ka denoncuar rastin në Prokurori, por nuk është marrë asnjë veprim. “Ftoj organet e tjera kompetente në zbatim të këtij vendimi”, ka theksuar Peci.

Ditë më parë ai kishte paralajmëruar rrënimin e 25 vilave në Stankaj të Pejës, që ka thënë se janë ndërtuar ilegalisht në pronat e Institutit Bujqësor të Kosovës.

TË NGJASHME

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

2025-06-21
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

2025-06-21
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

2025-06-21
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

2025-06-21
Next Post
Manxhuka thotë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për reagimin që ka bërë kur ishte liruar Pantiq

Manxhuka thotë se është ftuar për intervistim nga Prokuroria Speciale për reagimin që ka bërë kur ishte liruar Pantiq

Related Post

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

Ekonomistët: Ka pasur progres për 15 vjet, ekonominë më së shumti e dëmtoi jostabiliteti politik

2023-02-19
Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

Duka mori pozitën e zëvendës-presidentit të UEFA-s

2023-09-26
Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Në Hagë vazhdon gjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së

2023-04-12

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

PDK mban Konventën e Përgjithshme, Krasniqi kandidati i vetëm për kryetar

1 JAVË MË PARË
Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

Mbahet sot Provimi i Maturës Shtetërore

1 JAVË MË PARË
Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

Sot përpjekja e 35-të për konstituimin e Kuvendit

1 JAVË MË PARË
Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

Moti për vikend me diel dhe pak vranësira

1 JAVË MË PARË
Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

Hamiti i ashpër me Qeverinë Kurti: Është qeveria më e korruptuar që ka pasur Kosova

1 JAVË MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

1 JAVË MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

1 JAVË MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

1 JAVË MË PARË
Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

Juventusi tregoi forcë kundër Al-Ain, fitoi thellë në ndeshjen e parë në Kupën e Botës për Klube

1 JAVË MË PARË
Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

Presidenti Trump e pret ekipin e Juventusin në Shtëpinë e Bardhë dhe i vë në siklet futbollistët me një pyetje

1 JAVË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL