Ish-këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Shkëlzen Gashi, e ka quajtur ambasadorin e Kosovës në Kroaci Martin Berishajn, “hajdut”.
Gashi ka thënë se Berishaj nuk është humanist siç ai pretendoi në dëshminë e tij para Komisionit Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, por është “hajdut”.
Ai ka kritikuar edhe presidenten dhe kryeministrin e Kosovës, të cilët nuk po e shkarkojnë Berishajn, duke theksuar se ata mund të jenë financuar prej tij.
“‘Ambasadori’ i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, kur dëshmoi para disa javëve në Komisionin Hetimor për Menaxhimin e Energjisë, kërkoi që mjetet e dedikuara për ardhjen e tij në Kosovë për të dëshmuar në këtë komision, t’i dhurohen një familjeje në nevojë. Demek, unë jam humanist. Jo, ti, Martin Berishaj, je hajduk.
Presidentja e Kosovës, Kryeministri i Kosovës dhe Ministrja e Jashtme e Kosovës, duke e mbrojtë këtë hajduk, po i vërtetojnë pretendimet se mund të jenë financuar prej tij.
Dorëheqja nuk mjafton!”, ka shkruar Gashi në një postim në Facebook.