E Merkurë , Korrik 16, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Yll Bogaj reagon ndaj vendimit të ministrit Peci: Jemi pronar legjitim

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ndaj vendimit të ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, për lirimin e pronës së Institutit për Hulumtime Shkencore në Bujqësi që gjendet në lagjen “Ulpiana” në Prishtinë ka reaguar Yll Bogaj, i cili pretendon se është pronar i vetëm i ligjshëm i kësaj prone.

Ministri Peci nëpërmes një video sot ka bërë të ditur se e ka nënshkruar vendimin për lirimin e kësaj prone, në të cilën, sipas tij, “janë ndërtuar ilegalisht 700 metra lokale afariste, është bërë tjetërsim dhe bartje e pronës nga shtetërore në private, është shndërruar oborri në depo, ndërsa s’ka pasur veprim nga pesë ish-ministra”.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, Yll Bogaj, vlerëson se është pronar legjitim i kësaj prone dhe ka paralajmëruar padi ndaj ministrit Peci. ”Jemi të detyruar që të reagojmë publikisht ndaj një videoje të ministrit të Bujqësisë, Faton Pecit, përmes së cilës, ai e ka etiketuar pronën tonë private si pjesë e Institutit të Bujqësisë, duke synuar shantazhin publik, frikësimin dhe shpronësimin tonë nga ‘shenjtëria’ dhe paprekshmëria e të drejtës pronësore e garantuar me ligj, kushtetutë dhe me norma e parime universale. Videoja shantazhuese e Faton Pecit, është vazhdimësi e shantazhit të tij publik që na është bërë tash e një vit të plotë. Për më tepër, kulmi i çdo gjeje ka qenë dje kur kemi pranuar një ‘Vendim’ të Faton Pecit, i cili në mënyrë krejtësisht arbitrare na kërkon që ta lirojmë pronën tonë legale brenda shtatë ditësh, nën kërcënimin e largimit tonë me forcë nga prona jonë private”, ka shkruar Bogaj në Facebook.

Ai tutje ka thënë se janë të hapur për organet kompetente që kanë nevojë të konfirmojnë vërtetësinë e pronës private të bazuar në certifikata pronësore.

“Objekti të cilin e kemi në pronësi, është objekt banesor i blerë në mënyrë legjitime e legale nga personat fizik, përmes kontratave të lidhura pranë organeve kompetente, e jo nga Instituti i Bujqësisë. Që nga periudha kur jemi pronar legjitim të kësaj pasurie, ne paguajmë tatim në pronë dhe detyrimet tjera përkatëse. Për më tepër, historiku i objektit bashkë me të drejtat pronësore që kanë ekzistuar në atë objekt janë të evidentueshme. Këto i ka ditur shumë mirë dhe i din edhe Faton Peci, pasi që i njëjti, ju ka shkruar institucioneve tjera duke ju referuar pronarit të vërtetë me certifikata pronësore, saktësisht neve”, ka shkruar tutje Bogaj.

Ai po ashtu ka thënë se e ka paditur Ministrinë e Bujqësisë në vitin 2016 për definimin e kufirit pronësor dhe që nga ajo kohë sipas tij janë duke pritur shtjellimin e çështjes gjyqësore.

TË NGJASHME

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2025-07-04
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2025-07-04
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2025-07-04
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2025-07-04
Next Post
Vdekja nga zjarri e pacientit në Psikiatri, Haxhiu: Dështim i radhës, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Vdekja nga zjarri e pacientit në Psikiatri, Haxhiu: Dështim i radhës, dikush duhet të marrë përgjegjësi

Related Post

BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq, fokusi në çështjet aktuale dhe normalizim raportesh

BE publikon agjendën, ka takim Kurti-Vuçiq, fokusi në çështjet aktuale dhe normalizim raportesh

2023-09-12
Dështon rezoluta për armëpushime në Gaza

Dështon rezoluta për armëpushime në Gaza

2023-12-08
Një vajzë e plagosur rëndë pas të shtënave me armë në lokalin në qendër të Prishtinës

Një vajzë e plagosur rëndë pas të shtënave me armë në lokalin në qendër të Prishtinës

2023-08-04

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

Pezullimi i tenderit 137 milionësh të KEK-ut, Bajrami thotë se kjo ngrit pyetje serioze: A po tentohet të fshihet diçka

2 JAVË s MË PARË
Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

Huqja e radhës e Kurtit në matematikë: I mbledh deputetët e VV-së, LDK-së dhe Nismës, i dalin 80

2 JAVË s MË PARË
KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

KFOR-i deklarohet lidhur me ndërtimin e dy urave mbi Ibër

2 JAVË s MË PARË
Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

Osmani kadetëve të FSK-së: Ju jeni garancia për sigurinë e Kosovës

2 JAVË s MË PARË
Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

Rama njofton se ka fituar betejën përballë Qeverisë Kurti në Prokurori: Njëra anë ndërton, tjetra saboton e bllokon

2 JAVË s MË PARË
Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

Real Madrid kalon në çerekfinale të Botërorit të Klubeve

2 JAVË s MË PARË
Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

Real Madridi dhe Juventusi startojnë me më të mirët në dispozicion – formacionet zyrtare

2 JAVË s MË PARË
Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

Platini: Dola i pafajshëm po më vodhën dhjetë vjet

4 JAVË s MË PARË
Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

Bayerni fitoi ndaj Bocas dhe siguroi kalimin në fazën e eliminimit direkt

4 JAVË s MË PARË
Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

Messi i sjell fitoren historike Inter Miami, Porte ende pa fitore

4 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL