E Merkurë , Nëntor 5, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Hoxhaj: Ukraina synon afrim me Serbinë duke keqpërdorur Kosovën, Kurti krijoi histeri mashtruese për njohjen e Ukrainës

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti, duke thënë se Ukraina po synon përmes Kosovës të afrohet me Serbinë, dhe se Kurti ka krijuar histeri mashtruese për njohjen e Ukrainës ndaj Kosovës.

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se Kosova duhet gjithherë të mbajë qëndrime në vijë me aleatët amerikanë dhe evropianë.

“Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e deri sot kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë, Kosova ka mbajtur qëndrim parimor dhe është rreshtuar me aleatët e saj në përkrahje të Ukrainës. Në vitin 2014 kur isha Ministër i Jashtëm sanksionet e para ndaj Rusisë nga Ballkani i vendosëm ne. Por, kjo përkrahje nuk është përkthyer në ndryshim qëndrimi të Ukrainës ndaj Kosovës. Këtë ia kam thënë atë kohë disa herë edhe homologut tim ukrainas Pavlo Klimkin dhe të tjerëve pas tij!”, ka shkruar Hoxhaj.

Tutje, ai ka shkruar se histeria e rrejshme e krijuar javët e fundit se Ukraina do ta njohë Kosovën, “ka qenë shpikje politike e brendshme dhe s’kishte asgjë të bënte me realitetin e jashtëm!”.

Hoxhaj shkroi se kjo më shumë shpërfaqë mungesën e gjykimit se çka mendon Kievi në të vërtetë dhe realiteti është që Ukraina synon afrim me Serbinë dhe rregullim raportesh me të në kontekst të agresionit rus, duke keqpërdorur Kosovën dhe qëndrimin e saj parimor.

“Kjo, u dëshmua më së miri nga vizita e Kryeministrit Kurti në Greqi, i cili ishte i vetmi nga rajoni që nuk pati takim bilateral me Zelenskyn! E këtu, tregohet politika e vërtetë e Ukrainës ndaj Kosovës dhe tregon fundin e histerisë mashtruese të Qeverisë Kurti rreth njohjes nga Ukraina!”, ka shkruar tutje ai.

Ky është statusi i plotë i Enver Hoxhajt:

ADVERTISEMENT

Kosova duhet gjithherë të mbajë qëndrime në vijë me aleatët amerikanë dhe evropianë. Që nga aneksimi i Krimesë në vitin 2014 e deri sot kur po ndodh agresioni rus në Ukrainë, Kosova ka mbajtur qëndrim parimor dhe është rreshtuar me aleatët e saj në përkrahje të Ukrainës. Në vitin 2014 kur isha Ministër i Jashtëm sanksionet e para ndaj Rusisë nga Ballkani i vendosëm ne. Por, kjo përkrahje nuk është përkthyer në ndryshim qëndrimi të Ukrainës ndaj Kosovës. Këtë ia kam thënë atë kohë disa herë edhe homologut tim ukrainas Pavlo Klimkin dhe të tjerëve pas tij!

Histeria e rrejshme e krijuar javët e fundit se Ukraina do ta njohë Kosovën, ka qenë shpikje politike e brendshme dhe s’kishte asgjë të bënte me realitetin e jashtëm! Më shumë shpërfaqë mungesën e gjykimit se çka mendon Kievi në të vërtetë dhe realiteti është që Ukraina synon afrim me Serbinë dhe rregullim raportesh me të në kontekst të agresionit rus, duke keqpërdorur Kosovën dhe qëndrimin e saj parimor. Kjo, u dëshmua më së miri nga vizita e Kryeministrit Kurti në Greqi, i cili ishte i vetmi nga rajoni që nuk pati takim bilateral me Zelenskyn! E këtu, tregohet politika e vërtetë e Ukrainës ndaj Kosovës dhe tregon fundin e histerisë mashtruese të Qeverisë Kurti rreth njohjes nga Ukraina!

TË NGJASHME

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

2025-11-05
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

2025-11-05
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

2025-11-04
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2025-11-03
Next Post
Ahmeti: Për veriun, Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët

Ahmeti: Për veriun, Kosova duhet të bashkëpunojë ngushtë me ndërkombëtarët

Related Post

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

Ish-diplomati serb:Dialogu u reduktua në ‘pazar’ të pafavorshëm për Serbinë

2023-03-04
Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

Tirana triumfon pas dy vazhdimeve ndaj Penzës

2023-03-01
Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

Haxhiu reagon pas anulimit të Listës së çmimeve të barnave: Ndaluam zhvatjen milionëshe në dëm të pacientëve

2024-06-07

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Parashikimi i motit për ditën e sotme

11 ORË MË PARË
KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

KQZ mban sot mbledhjen e radhës për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale

11 ORË MË PARË
Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

Orav ia dorëzon Kurtit sot Raportin për Vendin 2025 për Kosovën nga Komisioni Evropian

1 DITE MË PARË
Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

Lulzim Peci: Kërcënimi i Kurtit për mosdhënien e buxhetit komunave është ndërhyrje në fushatë dhe tentim-grabitje e taksave

2 DITË MË PARË
Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

Dy të arrestuar për vrasje në tentativë dhe lëndim trupor në Istog

2 DITË MË PARË
Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

Mbyllet xhiroja e 11-të në Superligë, kjo është renditja

1 JAVË MË PARË
Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

Harry Kane thyen rekordin e Messit dhe Ronaldos

2 JAVË s MË PARË
Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

Drita pret Omonian në ndeshjen e parë në shtëpi – synohet rezultati pozitiv

2 JAVË s MË PARË
Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

Zhegrova pjesë e Juventusit për ndeshjen ndaj Real Madridit

2 JAVË s MË PARË
Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

Rreth 180 tifozë të Napolit arrestohen në Eindhoven para ndeshjes së Champions League

2 JAVË s MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL