Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka adresuar kritika ndaj qeverisjes, duke thënë se rasti i sotëm, ku u arrestuan dy persona gjatë aksionit të sotëm policor në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë si dhe në një person nga biznesi privat, është pjesë e mozaikut të sistemit të instaluar nga Lëvizja Vetëvendosje në të gjitha nivelet e qeverisjes.
Berat Rukiqi nga LDK, sot gjatë konferencës së sotme, për media tha se ky pushtet ka treguar paaftësi të jashtëzakonshme në qeverisjen e vendit.
“Afera milionëshe me rezervat shtetërore. Të gjitha indikacionet janë që ky nuk është rast vetëm korruptiv. Të gjitha elementet që janë publikuar deri tani të qojnë deri te një rrjet i krimit të organizuar, me aprovimin dhe përfshirjen e niveleve më të larta politike”, tha ai.
Ai tha se kryeministri me vendim të Qeverisë, ju ka mundësuar rrjetit krimininal, vjedhje më të lehtë dhe më të shpejtë të rezervave shtetërore
Lidhja Demokratike e Kosovës, inkurajon organet e rendit dhe zbatimit të ligjit të vazhdojnë punën e tyre profesionale dhe të pavarur.
“Me fillimin e sesionit të ri të Kuvendit të Republikës së Kosovës, siç e kemi paralajmëruar, LDK do të kërkoj themelimin e Komisionit Hetimor për këtë aferë, për të adresuar qartë të gjithë përgjegjësinë politike të niveleve më të larta të pushtetit në këtë aferë milionëshe, me paratë tona”, tha ai.