F.B.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të vizitave në komunat e vendit, sot do të vizitojë komunën e Klinës, ku do të takohet me institucionet komunale, me qytetarë, si dhe do të vizitojë biznese dhe OJQ.
Në orën 12:00, presidentja Osmani pritet në takim nga kryetari i komunës së Klinës, Zenun Elezaj.
Ndërsa në orën 12:40, e para e vendit dhe kryetari Elezaj do të deklarohen për media.
Ndryshe Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, së fundi ka filluar vizitat nëpër qytete të Kosovës.