Sot në orët e hershme të mëngjesit, Policia e Kosovës ka filluar një aksion në shtëpinë dhe lokalin e Ridvan Muharremit, njeriut që në disa përgjime përmendet rreth sigurimit të rezervave shtetërore.
Përveç policisë, në aksion janë parë edhe veturat e EULEX-it.
Pas përfundimit të bastisjeve në banesën e ti, avokati i Ridvan Muharremit, Mahmut Halimi, ka thënë se për Muharremin ende nuk ka flet arrest nga organet e rendit, duke shtuar se ia kanë dorëzuar Policisë të gjitha provat.
“Kemi ende punë edhe pak. Ende nuk kemi flet arrest. Normal është pronar i banese pa të nuk kryhet bastisja. Normal i ka dorëzuar të gjitha materialet që i kemi përgatitur me kohe, jemi përgatitur për të vërteten. Po keni mujt me i lexuar me përcjell para tri dite ka qenë një reagim të cilën i ka drejtuar opinionit publik përmes televizionit zotëri Ridvan, është njoftuar opinioni dhe organet e vendit”.
“Jo s’ka kurgja, ka materiale prova të cilat në një mënyrë portali i cili tash po thonë Berat Buzhala, letë të jetë Berat Buzhala, lë të jetë kush do ky është shtet i Kosovës. Ku çdo qytetar ka të drejt ti shpreh shqetësimet e reagimet e veta. Absolut nuk dyshoj, absolut nuk dyshoj, të gjitha në mënyrë perfektë janë përgatitur me kohë”.
“… pse bash zotëri Ridvan kur s’ka lidhje me gjitha ato punë të cilat i janë publikuar përmes portalit të Berat Buzhalës. As një pozitë nuk e ka, as një pozitë nuk e ka. Nuk është përzier ka me u njoftuar opinioni për të gjitha. Po i lirë është, jemi ende duke i kryer procedurat e bastisjes, janë do rregulla për të cilat më vonë do të jeni të njoftuar. Po ka me u ftuar me siguri ne kemi kërkuar. S’ka flet arrest”, tha avokati.
Policia e Kosovës ende është duke zhvilluar bastisje te banesa dhe një lokal i afaristit Ridvan Muharremit
Bastisje ka edhe te Ministria e Tregtisë
Sipas raportimeve dy zyrtarë të MINT janë arrestuar në këtë aksion.
Policia e Kosovës ka arrestuar dy zyrtarë të Ministrisë së Industrisë Ndermarrësisë dhe Tregtisë Hafiz Garë dhe Irfan Lipovicën.
Arrestimin i tyre është bërë nën dyshimin që janë përfshirë në keqpërdorimin e rezervave shtetërore
Dy zyrtarët e arrestuar në MINT janë punonjës të kësaj ministrie që janë përmendur në përgjimet e publikuara.
Krejt ky aksion vjen pas publikimit të incizimeve rreth aferës vaji dhe grurit.