F.B.
Partizani i Tiranës nuk ka gabuar as në ndeshjen kthyese kundër Valmeirës, duke e mposhtur me rezultat 1-0, në ndeshjen kthyese të rrethit të tretë në Ligën e Konferencës.
“Të Kuqte” e Tiranës, me rezultatin e përgjithshëm prej 3-1 kundër Valmeirës, kalojnë në fazën e play-off-it në këtë ligë joshëse evropiane.
Tedi Cara në minutën e 21-të nga pika e bardhë shënojë golin e vetëm dhe të fitores për Partizanin.
Skuadra shqiptare në play-off do të përballet me skuadrën nga Kazakstani, Astana.