Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas dorëheqjes së tre policëve serbë nga Policia e Kosovës. Ajo ka thënë se dorëheqja e tyre është rezultat i kërcënimeve të dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia.
“Dorëheqja e policëve të komunitetit serb është rezultat i drejtpërdrejtë i kërcënimeve dhe frikësimeve të vazhdueshme nga Serbia, një dëshmi se politikat e saj vazhdojnë të pasqyrojnë taktikat e Millosheviqit”, ka shkruar Osmani në “X”, ish Twitter.
Osmani theksoi se “do të vazhdojmë të sigurojmë gjithëpërfshirje në të gjitha institucionet dhe një Kosovë më të sigurt për të gjithë”.