Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka reaguar pas raportimeve që asambleisti i Lëvizjes Vetëvendosje është arrestuar pasi është kapur në Shqipëri me subsatnca narkotike.
Zemaj përmës një statusi ka iu ka drejtuar VV-së, “A ju nxonen prapë a? Kokën “lartë” trimi i VV-së”, ka shkruar ai.
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka nisur procedurë disiplinore ndaj asambleistit Besnik Mujeci, i cili u arrestua gjatë ditës së sotme në Shqipëri, kjo pasi bashkë me katër persona tjerë janë kapur me substanca narkotike
Këtë e bëri të ditur Sekretari për media dhe komunikim i LVV-së, Arlind Manxhuka.
Ai në një postim në Facebook u shpreh se partia do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë, transmeton “Bota sot”.
“Me të marrë informacionin kemi iniciuar menjëherë procedurën disiplinore me ç’rast Komisioni Disiplinor i LV-së do të mbajë mbledhje urgjente për të trajtuar rastin në fjalë. Pas mbledhjes do t’ju njoftojmë mbi vendimin”.