E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

7 të vrarë në Kherson nga sulmet ruse, mes tyre një foshnje

2 years MË PARË
in Botë
Share on FacebookShare on Twitter

Shtatë persona humbën sot jetën, si pasojë e sulmeve ruse në rajonin e Khersonit, në jug të Ukrainës, njoftuan autoritetet vendase. Mes viktimave, ishte edhe një foshnje tre javëshe.

Sulmet në fshatin Shiroka Balka shuan një familje të tërë, prindërit, dy fëmijët, 12 vjeç dhe foshnjen, si dhe një banor tjetër. Dy burra u vranë në fshatin tjetër Stanislav, ku mbeti e plagosur edhe një grua.

Guvernatori i rajonit të Kherosnit, Oleksandr Prokudin tha sot se tre persona kishin mbetur të plagosur si pasojë e një tjetër sulmi që Rusia kishte kryer të shtunën.

Zyrtarët ushtarakë ukrainas thanë të shtunën në mbrëmje se forcat e Kievit kishin bërë përparim në jug, duke pretenduar njëfarë suksesi pranë një fshati kyç në rajonin jugor të Zaporizhzhias dhe duke marrë nën kontroll territore të tjera të papërcaktuara.

Në Rusi, zyrtarët lokalë njoftuan të dielën se sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzuan tre dronë mbi rajonin Belgorod dhe një mbi rajonin fqinj Kursk, që të dy kufizohen me Ukrainën.

Ndërkohë në njoftimin e saj të përditshëm lidhur me agresionin rus ndaj Ukrainës, ministria britanike e Mbrojtjes tha se grupi mercenar Wagner ka luajtur një rol kyç në sulmin ushtarak të Rusisë, por ekziston një “shans real” që Kremlini të mos i sigurojë më fonde.

ADVERTISEMENT

Ministria britanike tha se besonte se “ka të ngjarë që grupi Wagner të tkurret dhe të rikonfigurohet” për të kursyer para dhe se Kremlini kishte “vepruar kundër disa interesave” të shefit të Wagnerit, Yevgeny Prigozhin. Zyrtarët vlerësuan se pas Rusisë, autoritetet bjelloruse janë kontribuesit më të mëdhenj financiar për grupin Wagner. Mijëra luftëtarë të grupit Wagner u zhvendosën në Bjellorusi, aleate e Rusisë, sipas një marrëveshjeje që i dha fund rebelimit të tyre të armatosur ndaj Moskës në fund të qershorit . /VOA

TË NGJASHME

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

Annalena Baerbock emërohet Presidente e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së

2025-09-09
Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

Gjykata e Lartë dënon me 1 vit burg ish-kryeministrin Thaksin Shinawatra

2025-09-09
Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

Spektakël i rrallë në qiell: “Hëna e Përgjakur” mahniti botën, u pa edhe në Kosovë

2025-09-08
Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

Trumpi synon marrëveshje për Gazën “së shpejti”

2025-09-08
Next Post
S’ka fitues në derbin anglez

S’ka fitues në derbin anglez

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

1 hour MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

6 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

8 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

8 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

7 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

7 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL