F.B.
Ballkani i Therandës e ka nisur me fitore misionin e mbrojtjes së titullit të kampionit të Kosovës.
Ballkani ka shënuar fitore me rezultat 1:0 ndaj Lirisë, në takimin që u zhvillua në stadiumin “Përparim Thaçi” në Prizren.
Mbi 5 mijë shikues panë një lojë të mirë, ndërsa Liria nuk ishte ajo e pjesës së parë kur u tregua më e rrezikshme.
Në minutën e 49-të Armend Thaqi asistoi për bukuri por Kryeziu nga afërsia me goditje të fortë ka qëlluar tërthorësen.
Në minutën e 65-të, Nazmi Gripshi nga rreth 13-14 metra me një goditje të fortë ka shënuar në këndin e poshtëm të majtë, 0.1.
Kryetrajneri Ilir Daja ia doli që kthehen me tre pikë në hapje të edicionit të ri në elitën e futbollit të Kosovës.