E Martë, Shtator 9, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

Bellingham shkëlqen në fitoren e parë të Real Madridit kundër Bilbao

2 years MË PARË
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

F.B.

Real Madridi ka startuar me fitore në La Liga duke e mposhtur Athletic Bilbaon si mysafirë në derbin e xhiros së parë të La Ligass. Rodrygo (28’) dhe Jude Bellingham (37’) shënuan golat për Real Madridin

Real Madridi e ka nisur sezonin e ri me një fitore të pastër kundër Athletic Bilbao në San Mames, për t’i fituar pikët e para në këtë sezon.

ADVERTISEMENT

Lojtar i ndeshjes, pa dyshim ishte Jude Bellingham i cili bëri një debutim fantastik në fanellën e Los Blancos.

Real Madridi ishte një skuadër shumë më e mirë në pjesën e parë ku sulmoi vazhdimisht.

Goli për mysafirët erdhi në minutën e 28-të, ku Rodrygo shfrytëzoi për mrekulli hutinë në mbrojtjen e Bilbaos për të shënuar gol për rezultat 0-1.

Real Madridi insistonte për golin e dytë dhe ai do të vinte nga blerja 100 milionëshe e këtij sezoni e Los Blancos.

Jude Bellingham tregoi klasin e tij për të shënuar një gol me parabolë në minutën e 37-të te ndeshjes, që doli të jetë edhe goli i fundit në këtë ndeshje.

Në pjesën e dytë Athletic Bilbao ishin më kërkues dhe ishin afër për të shënuar disa herë.

Fede Valverde (68’) dhe Vinicius Junior (70) ishin afër për të shënuar gola për Realin derisa Imanol Garcia de Albeniz (72’) pati rastin më të mirë për Bilbaon për ta ngushtuar epërsinë.

Rastin e fundit në këtë ndeshje e pati Luka Modric në minutën e 84-të por goditjen e tij e priti Unai Simon.

Kështu, Real Madridi fiton pikët e para këtë sezon duke e nisur me këmbë të mbarë derisa në javën tjetër ata përsëri do të luajnë mysafirë, ku do të përballen me Almerian. Në anën tjetër, Bilbao do të jetë mysafirë i skuadrës së Osasunas. 

TË NGJASHME

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

2025-09-09
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

2025-09-09
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

2025-09-08
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

2025-09-04
Next Post
Kurti: I emocionuar që Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Kurti: I emocionuar që Kosova i është bashkuar Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Related Post

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

OKB: Pothuajse 8 milionë persona janë larguar nga Ukraina

2023-02-07
Davis i Pejës sërish MVP

Davis i Pejës sërish MVP

2024-01-22
NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

NATO paralajmëron Kinën: Mos i jepni mbështetje ushtarake Rusisë, ose…

2023-05-16

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

Deda për Osmanin: Flet kur ka nevojë të merr pjesë në përfitim të kredencialeve të tallava patriotizmit

5 ORË MË PARË
Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

Pritjet për dalje nga Kosova deri në 10 minuta

10 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme, temperatura deri në 32°C

11 ORË MË PARË
Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

Osmani sot dorëzon në Kushtetuese komentet për konstituimin e Kuvendit

11 ORË MË PARË
Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

Hykmete Bajrami i konteston një nga një “arritjet” që Kurti i numëroi dje: Cirk, gënjeshtra të përcjella me duartrokitje

1 DITE MË PARË
Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

Mediumi suedez: Kemi humbur dinjitetin

11 ORË MË PARË
Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

Kosova shfaq fytyrën e vërtetë, mposht Suedinë dhe merr pikët e para në kualifikime

11 ORË MË PARË
Sonte Kosova përballet me Suedinë

Sonte Kosova përballet me Suedinë

1 DITE MË PARË
Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

Nis ‘Tour of Kosova 2025’, pjesëmarrës 124 çiklistë nga skuadra elitare

5 DITË MË PARË
Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

Kombëtarja shqiptare zhvillon seancën e fundit stërvitore para miqësores me Gjibraltarin

5 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL