F.B.
Njësitet e Doganës së Kosovës kanë organizuar kontrolle të befasishme në dy barnatore në Komoran të Drenasit ku është hasur në një sasi të konsiderueshme të medikameteve të kontrabanduara.
Në njoftimin e Doganës bëhet e ditur se të gjitha medikamentet janë konfiskuar si dhe ka filluar procedura kundërvajtëse ndaj personave përgjegjës.
“Dogana e Kosovës ka aplikacionin eDogana për pajisjet e mençura android dhe ios, i cili mundëson lajmërim të parregullsive dhe sjelljeve jo profesionale me komunikim të sigurt dhe gjithashtu ofron shërbime tjera me qëllim të shërbimit ndaj qytetarëve dhe komunitetit të prodhuesve dhe tregtisë në përgjithësi”, thuhet në njoftim.