F.B.
Në Ditën Ndërkombëtare të të Rinjve, Drejtori i Zyrës së Programeve pranë misionit të USAID-it, Brajen Fejhi, do të marrë pjesë në një aktivitet me rreth 100 të rinj të mbledhur për të festuar këtë ditë.
Sipas njoftimit, ngjarja është paramenduar jo vetëm si festim dhe shprehje e mirënjohjes këtyre të rinjve të gjallërishëm, por edhe për t’i entuziazmuar ata për angazhim të mëtejmë.
“Ngjarja synon të kultivojë një shkëmbim dinamik idesh dhe përvojash të përbashkëta. Përmes ndërveprimeve domethënëse me të rinjtë pjesmarrës mbi temat që rezonojnë thellësisht me ta, kjo ngjarja jo vetëm që fuqizon të rinjtë, por gjithashtu lehtëson akumulimin e njohurive nga dora e parë, të cilat mund të formësojnë nisma dhe politika të ardhshme”, njofton USAID.
USAID-i, përmes aktivitetit të tij “U Takon të Rinjve”, i është përkushtuar fuqizimit të të rinjve që përballen me mospërfshirjen shoqërore.
“Kjo përpjekje përfshin mobilizimin dhe angazhimin e tyre në krijimin e transformimeve pozitive brenda komuniteteve të tyre. Për më tepër, aktiviteti i pajis të rinjtë me shkathtësi thelbësore jetësore dhe të ashtuquajturat shkathtësi të buta, gjë që u mundëson atyre të angazhohen në mënyrë efektive me komunitetet e tyre, duke rritur njëkohësisht edhe punësueshmërinë e tyre”, thuhet në njoftim.