F.B.
Harry Kane gjendet tashmë në Mynih para kompletimit të transferimit të tij te Bayern Munich.
Sulmuesi anglez do të kalojë te Bavarezët nga Tottenhami për shumën e 115 milionë eurove.
Ai pritet të nënshkruajë një kontratë katërvjeçare me kampionin e Bundesligës, porsa t’i përfundojë testet mjekësore.
Kane gjendet në Mynih dhe pritet që në këtë fundjavë të prezantohet zyrtarisht nga Bayern Munichu.
Sulmuesi i Tre Luanëve largohet nga Spurs si golashënuesi më i mirë në histori, pasi ka shënuar 213 gola.
Ai shpresonte të thyente rekordin e Alan Shearer, që është golashënuesi më i mirë në histori të Ligës Premier, me 260 sosh.