F.B.
Kryeministri Albin Kurti do të qëndrojë sot për vizitë në Shkup dhe Tetovë, ku do të zhvillojë takime me përfaqësuesit e komunave të Çairit dhe Tetovës.
Fillimisht kreu i qeverisë së Kosovës do të bëjë përurimin e rrugës me emrin Adem Demaçi në Shkup, në orën 14:30, derisa më pas do të vijojë rrugëtimin në Tetovë, ku do të takohet me kryetarin e komunës, Bilall Kasami. E menjëherë pas këtij takimi ata së bashku do të shkojnë në fshatin Vicë, ku do të promovohet ideja e lidhjes së turizmit malor mes Tetovës dhe Prizrenit.