F.B.
Kampioni i Kosovës Ballkani, sonte do të zhvillojë ndeshjen e parë të rrethit të tretë kualifikues në UEFA Conference League.
Në këtë raund, Ballkani do të ndeshet me klubin Lincoln Red Imps nga Gjibraltari, kjo ndeshje do të zhvillohet në Prishtinë.
Takimi i sotëm do të fillojë nga ora 20:45 dhe do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.