F.B.
Qeveria e Kosovës ka ndarë mjete buxhetore për tekstet shkollore në gjuhën shqipe.
Ato u ndanë për nxënësit e shkollave fillore në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc në vlerë prej mbi 250 mijë euro.
“Ndihma jonë për bashkëkombasit tanë është jo vetëm nevojë por edhe obligim i yni, që të mbrojmë të drejtat e tyre elementare”, tha kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
Kërkesa e Këshillit Kombëtar Shqiptar, u votua unanimisht.