F.B.
Sipas gazetës franceze, “L’Equipe”, braziliani e ka informuar PSG-në për qëllimin e tij të largimit para se të përfundojë merkato.
Raporti thekson që Neymar (31) dëshiron rikthimin e tij në Barcelonë, skuadër që e la në vitin 2017 për të nënshkruar me PSG. Protestat e tifozëve jashtë shtëpisë së Neymar në maj raportohet se kanë ndikuar tek Neytmar dhe kanë qenë katalizator i dëshirës së lojtarit për t’u larguar.
Pasi që tani kanë humbur Lionel Messi dhe me Kylian Mbappe që po ashtu kërkon largimit, duket që PSG nuk do ta sanksionon as largimin e Neymar. Për më tepër, mbetet të shihet nëse Barcelona mund ta përballojë Neymarin, marrë në konsideratë financat fragjile të tyre.