F.B.
Al-Nassr ka kaluar në gjysmëfinale në Kupën e Kampionëve të Klubeve Arabe.
Skuadra saudite eliminoi sot Raja Casablanca në çerkefinale të kësaj gare.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Prince Sultan bin Abdul Aziz” përfundoi me rezultatin 1:3.
Cristiano Ronaldo edhe në këtë ndeshje ndihmoi skuadrën e tij me gol. Ylli portugez shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 19-të.
Golat tjerë u shënuan nga Sultan Al Ghannam (29′) dhe Seko Fofana (38′).
Ndërkaq, për skuadrën marokene shënoi Abdullah Madu (41′ – autogol).
Al-Nassr në gjysmëfinale do të përballet me Al-Shorta.