F.B.
Arsenali e ka nisur me trofe sezonin e ri, duke triumfuar në Superkupën e Anglisë.
Finalja e zhvilluar në “Wembley” u vendos pas penalltive, pasi koha e rregullt u mbyll baras 1:1.
Cole Palmer kaloi fillimisht “Qytetarët” në epërsi me një gol të bukur të shënuar në minutën e 70-të.
Teksa ndeshja po shkonte drejt fundit, ishte Leandro Trossard që shënoi në fundin e saj, 90+11′, për ta dërguar ndeshjen në penallti.
“Topçinjtë” u treguan më të saktë në ekzekutimin e penalltive, ku fituan me rezultatin 4:1.
Odegaard, Trossard, Saka dhe Vieira shënuan nga pika e 11 metërshit.
Te Man City shënoi vetëm Silva, kurse De Bruyne dhe Rodri dështuan. Belgu goditi shtyllën, kurse goditja e spanjollit u prit nga Ramsdale.
Për Arsenalin është hera e 17-të në histori të klubit që e fiton trofeun e Superkupës së Anglisë.