F.B.
Presidentja Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime Presidentes Natasha Pirc Musar dhe popullit të Sllovenisë mbi viktimat dhe dëmet e shkaktuara nga përmbytjet dhe rrëshqitjet vdekjeprurëse të dheut.
“Kosova është e gatshme të ndihmojë miqtë dhe aleatët tanë sllovenë për të kapërcyer këto kohë zemërthyere”, ka shkruar Osmani në Twitter.
E Presidentja sllovene e ka falenderuar presidenten Osmani për ngushëllimet.