F.B.
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar të gjithë të prekurit e përmbytjeve shkatërruese në Slloveni dhe Austri.
Ai ka thënë se ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet.
“Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella janë me ata të prekur nga përmbytjet shkatërruese në Slloveni dhe Austri. Ngjarjet si këto na kujtojnë brishtësinë e jetës përballë rrezikut mjedisor dhe rëndësinë e solidaritetit si dhe veprimit të përbashkët për të luftuar kërcënimet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
Ndryshe përmbytjet në Slloveni ia morën jetën tre personave dhe kanë krijuar gjendje dramatike.