F.B.
Kupa Ballkanike për klubet e volejbollit në konkurencën e djemve do të organizohet në Bursa të Turqisë.
Skuadra që do ta përfaqësojë Kosovën në këtë garë është kampioni KV Peja.
Verdhezinjtë nga Peja do të jenë në një grup sfidues, me nikoqirin Bursa Buyuksehir, Universitetin e Tetovës, Pigasos Polichnis nga Greqia dhe me klubin serb MOK Spartak.
BVA ia ka besuar të drejtën e organizimit të garës së konkurencës së djemve, klubit turk nga Bursa.
Peja pas formës së mirë që e tregoi vitin e kaluar në kamoionatin vendor, do ta bëjë më të mirën që ta përfaqësojë denjësisht volejbollin kosovar edhe në Kupën Ballkanike.