F.B.
Visar Azemi nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ka thënë se Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti nuk duhet që ta priste ditën e nesërme për t’u larguar nga pushteti.
Kjo pasi, Gjykata Komercia vendosi për Klan Kosovën, duke e ndalur procesin e mbylljes së këtij televizioni. Ndërkaq, Gjykata Kushtetuese ka vendosur rrëzoi disa nene të Ligjit për Zyrtarët Publikë.
”Ky pushtet që më së shumti ka folur për shtetin e së drejtës dhe atë ligjor, po rezulton se ka më së shumti probleme me drejtësinë dhe ligjet. Vetëm sot, brenda një dite, dy gjykata vërtetuan tendencat e këtij pushteti për të vepruar kundër ligjit, e madje edhe për ta shkelur Kushtetutën për të disatën herë”, ka shkruar Azemi në Facebook.
”Paradite Gjykata Komerciale i dha të drejtë Klan Kosovës, duke stopuar përpjekjet e pushtetit për të shtypur fjalën e lirë dhe për të instaluar frymën autokratike. Pasdite Gjykata Kushtetuese rrëzoi Ligjin për Zyrtarët Publik, duke ia pamundësuar këtij pushteti kapjen e radhës, ndërkohë që shënon edhe një shkelje të kesaj qeverie mbi aktin më të lartë juridik të shtetit. Në mbrëmje s’punojnë gjykatat, por kjo qeveri do të duhej që të mos e priste të nesërmen për të ikur”, ka thënë ai.