F.B.
Lionel Messi e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme eksperiencën amerikane.
Ylli argjentinas iu bashkua javë më parë edhe zyrtarisht Inter Miamit pasi i dha fund eksperiencës dyvjeçare në Paris Saint-Germain dhe krejt eksperiencës në futbollin evropian.
Fituesi i shtatfishtë i Topit të Artë shkëlqeu edhe mbrëmë në fitoren e Inter Miamit me rezultat 3:1 ndaj Orlando Cityt në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Ligës.
Kampioni i botës i realizoi dy gola, në secilën pjesë nga një, dhe me të dyja këmbët nga një.
Kështu, ish-futbollisti i Barcelonës arriti në kuotën e 5 golave në 3 ndeshje me ekipin amerikan.