F.B.
Mërgimtarët që kaluan pushimet në Kosovë po përballen me pritje të gjata në dalje të vendit. Pritjet më të gjata në dalje të Kosovës janë në pikat e kalimit kufitar, Dheu i Bardhë dhe Merdarë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë 90 minuta, ndërsa kolonat janë 200-250 metra.
Ndërsa, në Merdarë pritjet janë 80-90 minuta, derisa kolonat janë 800-900 metra.