Haki Abazi, deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se deklarata e zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi që “zgjedhjet në Veri mbahen pasi të hiqen sanksionet e BE-së” është deklaratë që tregon naivitet e joseriozitet.
Ai ka thënë te DPT te Fidani që Kosova nuk është në pozitë që ta kushtëzojë perëndimin, duke e akuzuar Bislimin që po i shkakton dëme Kosovës.
“Mendoj që kjo vazhdën e joseriozitetit dhe një keqpërdorimi të edhe pozitës Kosovës, por edhe raporteve që i kemi me bashkësinë ndërkombëtare. Është deklaratë përveç se e pamatur është edhe në atë të thellimit të një përplasje me perëndimit. Bislimi duhet të tregojë se në emër të kujt po flet”, ka thënë Abazi.
Më tutje, ai ka thënë se ka një populizëm nga Qeveria që drejtohet nga Albin Kurti.
“Bilanci i krejt kësaj përplasje po del të jetë një rreth vicioz dhe populizmi total të panevojshëm”, ka thënë Abazi.
Sipas tij, Qeveria Kurti, si dhe qeveritë e kaluara po funksionojnë me mentalitetin elektorat.