F.B.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video, duke kërkuar nga qytetarët që të kenë kujdes për vetën.
Kjo pasi sot u shënua dita më e nxehtë e verës. Për këtë Policia sot shpërndau ujë për qytetarët.
”Dita më e nxehtë e verës. Kujdes veten”, ka shkruar Rama.
Temperaturat e larta kanë përfshirë pjesën më të madhe të Evropës, përfshirë edhe Kosovën e Shqipërinë.