E Martë, Shtator 23, 2025
TEDEL
Advertisement
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • BOTË
  • Sport
  • Ekonomi
  • KULTURË
No Result
View All Result
TEDEL
No Result
View All Result

S’ka kuorum, shtyhet mbledhja e Komisionit për Media

2 years MË PARË
in Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Ka dështuar mbledhja e sotme e Komisionit për Media në Kuvendin e Kosovës për mungesë kuorumi.  

Në fakt, deputetët e opozitës edhe pse ishin të pranishëm nuk kanë marrë pjesë në votim dhe si rrjedhojë nuk ka kaluar rendi i ditës, në të cilin pritej të shqyrtoheshin Raportet e Komisioneve të Përhershme për Projektligjin për plotësim/ndryshimin e Ligjit të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës Civil të Kosovës dhe raporti i Këshillit të Pavarur për media. Të pranishëm në këtë mbledhje ishin edhe përfaqësuesit e KPM-së dhe ARBK-së. Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku theksoi se subjekti i tij politik e ka bërë të qartë se nuk do të merr pjesë as në kuorum dhe as në votime të ligjeve të caktuara, por se janë të gatshëm për të qenë pjesë e diskutimeve. Ai e vlerësoi papërgjegjësi të mazhorancës moskrijimin e numrave të nevojshëm për kuorum. 

Në anën tjetër, kryetari i këtij komisioni, Valon Ramadani theksoi se qëndrimet politike janë e drejtë e secilës parti, por sipas tij është e padrejtë që në këto mbledhje, por edhe në seancat e Kuvendit deputetët të nënshkruhen dhe të marrin mëditje. “Është i drejtë qëndrimi politik, por ju e keni kërkuar bashkë me neve këtë mbledhje dhe tani nuk merrni pjesë as sa për të filluar ai diskutim që është me shumë interes për qytetarët, por në fund nënshkruhen dhe i merrni mëditjet, kjo nuk është e drejtë”, ka thënë Ramadani. Ndaj pohimeve të kryesuesit replikoi deputeti i LDK-së, Agim Veliu, i cili tha se kur thuhet se diçka është e padrejtë ajo duhet të argumentohet. “Kjo që po insistoni ta disiplinoni opozitën që ajo të votojë sipas dëshirës tuaj, këtë nuk mund ta arrini, prandaj as mos bëni përpjekje. Nëse mendoni se diçka është e padrejtë e në kundërshtim me rregulloren e punës së Kuvendit mund të kërkoni interpretim ligjor lirisht”, ka thënë Veliu.

ADVERTISEMENT

Ndërkohë, pas diskutimeve dhe replikave, kryesuesi i këtij Komisioni bëri me dije se mbledhja e re do të caktohet më së largu deri te premten.

TË NGJASHME

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

2025-09-22
Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese

Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese

2025-09-22
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

2025-09-22
Në Speciale dëshmon sot dëshmitari i tretë i mbrojtjes

Në Speciale dëshmon sot dëshmitari i tretë i mbrojtjes

2025-09-22
Next Post
Reagon Zafir Berisha: Ramushi punonte në baushtellë në Zvicër kur dikush e sulmonte policinë serbe

Reagon Zafir Berisha: Ramushi punonte në baushtellë në Zvicër kur dikush e sulmonte policinë serbe

Related Post

Gjoshi nuk ia del të kualifikohet në finale të Lojërave Evropiane

Gjoshi nuk ia del të kualifikohet në finale të Lojërave Evropiane

2023-07-01
Mustafa për ish-krerët e UÇK-së dhe Sali Berishën: Jemi në arrest mendor e intelektual, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

Mustafa për ish-krerët e UÇK-së dhe Sali Berishën: Jemi në arrest mendor e intelektual, pak e meritojmë lirinë që e gëzojmë

2024-01-02
Daku përshëndetet me Muran, i gatshëm për sfidat e radhës

Daku përshëndetet me Muran, i gatshëm për sfidat e radhës

2023-07-10

KATEGORITË

  • Botë
  • Ekonomi
  • I PAKATEGORIZUAR
  • Kulturë
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Sport

TEDEL

TEDEL është një platformë, kryesisht e bazuar në ueb, që mbledh fakte nga burime të zgjedhura autentike.

  • BALLINA
  • LAJME
  • BOTë
  • SPORT
  • EKONOMI
  • KULTURë
  • LIFESTYLE

LAJMET

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

Sot në moshën 71-vjeçare ka ndërruar jetë aktori i madh Enver Petrovci

13 ORË MË PARË
Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese

Përparim Rama në Washington Reporter: Vizioni për kryeqytetin i politikave botërore, jo mendësi bllokuese

19 ORË MË PARË
Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

Moti sot me diell dhe vranësira të shpërndara

20 ORË MË PARË
Në Speciale dëshmon sot dëshmitari i tretë i mbrojtjes

Në Speciale dëshmon sot dëshmitari i tretë i mbrojtjes

20 ORË MË PARË
Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

Paul Williams: Dino Asanaj ishte përfaqësues i Qeverisë së Përkohshme në SHBA

5 DITË MË PARË
Sot vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris

Sot vëmendja e gjithë botës së futbollit do të përqendrohet në Paris

19 ORË MË PARË
Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Shkup

Shpat Zekaj fiton medaljen e bronztë në Kupën Evropiane në Shkup

19 ORË MË PARË
Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

Skenë e paprecedentë në aeroplanin e Monacos para Ligës së Kampionëve, lojtarët u detyruan të zhvisheshin

5 DITË MË PARË
Drenica thellon krizën e Dritës

Drenica thellon krizën e Dritës

5 DITË MË PARË
Championsi vazhdon sonte me plot derbi

Championsi vazhdon sonte me plot derbi

6 DITË MË PARË

NA NDIQNI Në:

  • +383 49 000 000
  • info@tedel.co

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Botë
  • Sport
  • Ekonomi
  • Kulturë

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2024 TEDEL