F.B.
Antwerpi është kampion në Superkupën e Belgjikës.
Skuadra e drejtuar nga Mark van Bommel e fitoi trofeun këtë të diel, pasi triumfoi në finalen kundër Mechelen.
Fituesi u përcaktua pas penalltive, pasi koha e rregullt përfundoi baras 1:1.
Michel-Ange Balikwisha (9′) shënoi për Antwerpin, kurse Ritchie De Laet (78′) barazoi shifrat duke shënuar autogol.
Antwerpi në penallti fitoi me rezultatin 5:4.
Arbnor Muja ishte titullar në këtë finale dhe luajti për 86 minuta.