RLIOF që mbanë emrin e tenorit të mirënjohur kosovar, Rame Lahaj, i cili falë eksperiencës dhe namit të tij në komunitetin botëror të operës sjellë para publikut shqiptar emra të mirënjohur të muzikës operistike, shpalosi programin artistik të pesë mbrëmjeve muzikore,të cilat do të mbahen në Sheshin Skënderbeu.
Artistë të mëdhenj të muzikës operistike , Alessandro Safina, Tenor , Massimo Cavallei, Bariton , Yulia Suleimanova, Soprano , Övϋl Ö. Durmusoglu, Kuratore , Francisco Araiza do t’i bashkohen sonte Ramë Lahajt në natën hapëse “Rame Lahaj& Friends” nën dirigjimin e Pier Giorgio Morandi, shoqëruar nga Filharmonia e Kosovës, në orën 20:30
Festivali vazhdon deri më 31 me mbrëmjet tjera muzikore: ‘Ensemble Evening’ më 25 Korrik, ‘Opera Night’ më 27 Korrik, ‘Neë Generation’ më 29 Korrik dhe ‘Nexhmije Pagarusha’ më 31 Korrik.
Kryetari iPrishtinës, Përparim Rama, ka thënë Lahaj e ka kthyer Prishtinën në qendër të artistëve të mëdhenj botëror. “Po ashtu po krijohet një platformë që në të ardhmen do të na sjellë gjenerata të reja, “Rame Lahaj “ të rinj për ta ngritur Prishtinën në nivel botëror. Do të vazhdojmë ta përkrahim këtë event, sepse po na bënë krenarë, po edukon talent të rinj dhe po e kthen Prishtinën në qendër të artistëve, Ramë të paçim gjithmonë e rrofsh sa malet”, ka theksuar Rama në konferencë për media.
Dirigjenti, Pier Giorgio Morandi u shpreh i entuziazmuar me bashkëpunimin, punën e dëshirën për të bërë dicka të bukur bashkë,uroj qe sonte të tregojmë rezultatin e gjithë asaj pune që kemi bërë.
Në mastërklaset me talent të rinj që po mbahen në kuadër të Festivalit,është angazhuar edhe mjeshtri i vokalit Francisco Araiza i cili tha se është i sigurt për suksesin e padiskutueshëm të këtij festivali.
“Filharmonia e Kosovës do të vazhdoj bashkëpunimin me RLIOF, artistët që do të përformojnë këto net e nderojnë institucionin tonë”, ka deklaruar Dardan Selimaj.
Tenori, Rame Lahaj ka thënë se ajo që më së shumti e gëzon është që pasioni i tij për më sjellë në Prishtinë artistë të mëdhenj po ndihet edhe ndër miqtë e tij artist në Prishtinë dhe partnerëve të festivali.
“Kjo është ëndërr e madhe për mua, me e dërgua këtë festival përpara. Mbas realizimit të ëndrrës time të madhe për të përformuar në skenat më të mëdha botërore,po e realizoj një ëndërr tjetër, të sjellë artistët më të mirë në kryeqendrën e Kosovës”, tha ai.
Tema rreth së cilës është konceptuar edicioni i sivjetmë ‘Opera për Liri’ , festivali synon ta shtjellojë idenë e përfshirjes së artit operistik si ndërmjetësues për ta promovuar e mbrojtur lirinë, të drejtat e njeriut dhe ato sociale.
Festivali Ndërkombëtar i Operës “Ramë Lahaj” mbahet sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë. Radio Televizioni i Kosovës është sponsor medial i kësaj ngjarjeje të madhe artistike.