F.B.
Kristian Prenga ka regjistruar fitoren e 14-të në karrierën si profesionist. 32-vjeçari nga Mirdita, mposhti që në raundin e parë kolumbianin Santander Silgado Gelez.
Boksieri kuqezi arriti qe me një goditje potente me të majtën, ta shtrinte në tapetin e ringut kundërshtarin e tij.
Pas vetëm 70 sekondave.
Prenga siguroi brezin WBO, duke regjistruar një tjetër sukses madhështor.