F.B.
Federata e Basketbollit e Kosovës ka njoftuar se dje (e premte) në orën 17:00 është mbyllur afati për dorëzim të dokumentacionit për plotësim të Kritereve për Licencim dhe Garim për edicionin 2023/24.
Të hënën (24.07.2023) Federata e Basketbollit e Kosovës do të fillojë me procesin e licencimit të klubeve dhe do të fillojë komunikimin intensiv me klubet anëtare, në mënyrë që ky proces të kalojë në mënyrën më të mirë të mundshme dhe që edicioni i ri do të na gjejë të gjithëve sa më të përgatitur.
Klubet duhet të dorëzojnë dokumentacionet e kompletuara në person (dhe jo në e-mail) në zyre të FBK-së te Rrezarta Kqiku – asistente ekzekutive ose Enea Hajdari – këshilltare ligjore për sport.