F.B.
Sot mbi vendin tonë parashihet të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta, kryesisht rreth relievit malor.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vlerat e temperaturave minimale do të lëvizin ndërmjet 14 deri 18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31 deri në 34 gradë Celsius.
Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i veriperëndimit, gjatë natës parashihet erë mesatare dhe lokalisht e fortë. Kujdes nga rrezet direkte të diellit, për shkak të indeksit UV të lartë, respektoni këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.