F.B.
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti ka kërkuar që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington dhe jo nëpër, siç ka thënë ai, skuta.
Ish-kryeministri Hoti, në një postim në Facebook, e ka akuzuar kryeministrin Kurti për zhvillimin e bisedimeve në hotele të plazheve.
“Stop dialogut nëpër skuta e hotele të plazheve. Dialogu të zhvillohet në Bruksel dhe Uashington”, ka shkruar Hoti.