F.B.
Kosova do të marrë pjesë me gjashtë boksierë në Kampionatin Evropian për juniorë, që do të mbahet nga 19 deri më 31 gusht në Ploiesti të Rumanisë.
Siç njofton Federata e Boksit të Kosovës, vendi ynë në këtë eveniment prestigjioz për këtë moshë do të përfaqësohet me tre boksierë: Eldar Aliu (52kg), Denis Krasniqi (57kg) e Luan Morina (70kg), si dhe me tri boksiere: Leona Dobratiqi (52kg), Suela Canolli (57kg) e Orinda Xhakli (66kg).
Boksierët do të udhëhiqen nga selektori Besnik Vranovci, kurse boksieret nga Faton Xhakli.
Në këtë garë për ta ndarë drejtësinë është ftuar edhe gjyqtari ndërkombëtar, Latif Demolli.