F.B.
Inter Miami është i gatshëm t’ia hapë rrugën një tjetër legjende të historisë së fundit të Barcelonës.
Pas Lionel Messite Sergio Busquetsit, edhe Jordi Alba mund të lidhet shumë shpejt me klubin amerikan, shkruan “Gazeta Express”.
Jorge Mas, aksionar i shumicës në klub së bashku me David Beckhamin, ka konfirmuar se kanë nisur bisedimet për transferimin e mbrojtësit të majtë spanjoll.
Ish-përfaqësuesi spanjoll është i gatshëm ta nisë një aventurë të re në ligën MLS, mbi të gjitha për t’iu bashkuar shokëve të tij, Messi e Busquets.
Nuk përjashtohet mundësia që rrugën e tyre ta ndjek edhe një tjetër ish-futbollist i Barcelonës, Luis Suarez.