Ish-ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka alarmuar për fushatën e Serbisë kundër njohjes së pavarësisë së Kosovës.
Haradinaj-Stublla ka thënë se gjendja është alarmante.
Ajo ka thnë se Serbia me intensitet të shtuar po vepron me shtetet mosnjohëse por jo vetëm me to, teksa, sipas saj, MPJ e Kosovës po vazhdon pushimin.
“MPJ e fqinjit tonë verior po vazhdon me intenzitet të shtuar veprimin ditor diplomatik me shtete mosnjohëse (dhe jo vetëm), ndërsa MPJ jonë me 2 zëvendës ministra – po vazhdon pushimin veror. S’është çështje e mungesës së kapaciteteve në diplomacinë digjitale për të shpalosur punën, por qartazi e mungesës së punës. Gjendja alarmante!” – ka shkruar ajo në Facebook.