F.B.
Majlinda Kelmendi ne një intervistë për faqen zyrtare të Federatës Ndërkombëtare të xhudos ka thënë:
Se si në vitin 2015 ajo pati probleme serioze shëndetësore dhe mjeku i kishte rekomanduar që të largohet nga sporti, por që ajo nuk e bëri këtë.
“Fitova botërorin dhe evropianin dhe gjithçka tjetër, por në vitin 2015 pata një hernie diskale në qafë dhe mjeku më tha se duhet të ndaloja ose do të paralizohesha. Krahu i majtë tashmë ishte bllokuar dhe kështu më duhej të merrja vendim që të ndaloja ose të vazhdoja dhe të rrezikoja gjithçka. Zgjodha të vazhdoj edhe nëse mund të ketë pasoja katastrofike; Më duhej të vazhdoja. Fizikisht isha keq, por mendërisht isha ende aq e fortë. Me krahun tim të majtë as 50% e dija që kisha krahun tjetër dhe e dija se medalja e artë olimpike ishte aty për ta marrë”, rrëfen Majlinda.