Është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji i Pagave, një ditë pas dekretimit nga presidentja Vjosa Osmani.
Pas dekretimit të presidentes Vjosa Osmani, është publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës Ligji për Pagat në Sektorin Publik, shkruan “Zeri.info”.
Edhe më tutje nuk dihet vlera e koeficientit, pavarësisht se ky ligj tashmë është publikuar në Gazetën Zyrtare.
Koeficientin më të lartë, sipas Ligjit për Pagat, do ta ketë Presidentja e Kosovës – 18.0.
Theksojmë se Ligji për Pagat në Sektorin Publik kishte kaluar në lexim të dytë në Kuvendin e Kosovës në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, përderisa ishte përcjell me kundërshtime të mëdha nga partitë opozitare.