Një deklaratë e fortë ka ardhur së fundmi sa i përket trukimit të ndeshjeve në nivele botërore. Këtë herë bëhet fjalë për Botërorin e 2018 që u mbajt në Rusi.
Ish-lojtari i Rusisë, Andrej Kanchelskis, ka zgjedhur që të flas më tepër se duhet, duke shkaktuar shumë polemika.
Sipas tij, shumë ndeshje janë trukuar në këtë kompeticion
“Të gjithë ishin të shitur, pse ta mbështesja Rusinë? Ju nuk e dinit këtë?”, tha fillimisht Kanchelskis për “MatchTV.ru”. Rusia e nisi duke mundur Egjiptin dhe Arabinë Saudite, ndërsa më pas do të humbiste me shifrat 3-0 ndaj Uruguait
Surpriza e madhe erdhi pas grupit, teksa Rusia eliminoi Spanjën me penallti dhe në fazën tjetër do të eliminohej po në të njëjtën mënyrë nga Kroacia. Por si ka funksionuar skema e trukimit sipas ish-futbollistit?
“A nuk e keni pyetur kurrë veten pse u largua trajneri i Spanjës para Botërorit dhe në vend të tij sollën Fernando Hierron? Më besoni, ka shumë gjëra që nuk kanë dalë në dritë. Spanja nuk luajti me Rusinë. Ata qarkullonin topin kot në fushë, pa kuptim. Unë që luaj futboll, e di se për çfarë bëhet fjalë.
Përveç kësaj, Rusia as që u përpoq të bënte diçka me Uruguain në atë ndeshje të fundit. Ajo ndeshje duhej të humbej me patjetër që të luanim kundër Spanjës, sepse e dinim se çfarë po vinte.
Mbreti i Spanjës erdhi te ne dhe më pas bëri një marrëveshje të veçantë. Nuk mund të flas më tepër për detajet tani, por me kalimin e kohës do t’i mësoni”, tha Kanchelskis.