“Ideja këtu është që ne ta bëjmë një lloj marrëveshje të mos biem nga pushteti, se sa çfarë dot të fitoj Kosova. S’e kam për ligjet, por për mënyrën se si Kusari tenton ta bind Simiqin se sa e keqe është opozita, kjo i bie mos shko me ta por rri me neve, kjo i bie për me qëndrua në pushtet.
Lufta realisht është me opozitën, nuk është me Vuçiqin, me bandat, realisht është me opozitën, pas opozitës me Edi Ramën. Për LVV-në kaq e rëndësishme është me qëndrua në pushtet se sa kjo bëhet në mënyrë jo parimore”, ka vijuar ai.