Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj bën të ditur se sot në mbledhjen e Qeverisë, me propozim të Ministrisë së Mbrojtjes janë aprovuar nismat për lidhjen e dy Marrëveshjeve të Bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë, në fushën ushtarake të trajnimeve, teknikës dhe shkencës.
Ai, në një postim në Facebook, tha se këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe shumëçka tjetër.
“Këto marrëveshje përfshijnë shkëmbimin e personelit, materialit, pajisjeve, informatave dhe përvojës në fushën e mbrojtjes, pjesëmarrje në operacione të përbashkëta për ruajtjen e paqes. Arsimimin në akademitë dhe kolegjet ushtarake; në akademitë e luftës; në akademitë e mjekësisë ushtarake dhe nё institucione të tjera shëndetësore”, shkruan Mehaj në Facebook.