F.B.
“Në aspektin e sigurisë, BE është një tigër prej letre pa SHBA-në dhe NATO-n”. Kjo është një prej fjalive të kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, nga fjalimi i mbushur me kritika të cilin e ka lexuar në Forumin e Dubrovnikut në praninë e emisarit sllovak, Miroslav Lajcak dhe atij të SHBA-së, Gabriel Escobar. Shefja e diplomacisë kosovare gjithashtu ka prezantuar edhe disa matje të opinionit publik, që sipas saj tregojnë një rritje të madhe të skepticizmit ndaj ndërmjetësimit që po ia bën BE-ja dialogut Kosovë-Serbi. Gërvalla hapur kërkoi largimin e Lajcakut duke thënë se ka nevojë për “strategji të re dhe emra të rinj”.
Por a është Kosova në një pozitë të tillë për të dhënë qëndrime të tilla në forume ndërkombëtare? Lidhur me këtë ka folur analisti gjerman dhe njohësi i zhvillimeve në rajonin e Ballkanit Perëndimor, Bodo Weber.
Megjithatë Weber thotë se Gërvalla është gjithashtu pjesërisht e gabuar, meqë sipas tij përpjekja për të bërë një ndasi në mes të BE-së dhe SHBA-së duket që ka humbur thelbin, meqë sipas tij, përplasja e Kosovës me Perëndimin është shkaktuar pikërisht nga politika e gabuar e BE-së dhe SHBA-së me Kosovën dhe Serbinë dhe më gjerësisht në rajon.
Eksperti gjerman nga DPC thotë se dhënia e deklarimeve të tilla jodiplomatike nga kryediplomatja Gërvalla e dobësojnë edhe më shumë pozicionin e Kosovës.
“Por të japësh deklarime të tilla jodiplomatike në një forume të tillë e dobëson edhe më tej pozicionin e Kosovës”, ka thënë Weber.