F.B.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim ambasadorin e Suedisë, Jonas Westerlund, me të cilin ka biseduar për gjendjen politike në vend, me theks të veçantë relacionet e Kosovës me aleatët.
Sipas njoftimit të LDK-së, thuhet se në këtë takim u ritheksua qëndrimi i këtij subjekti politik karshi kësaj situate. “…ndërsa kryetari Abdixhiku shpalosi idenë dhe iniciativën e tij dhe të LDK-së për aktivitetin gjithëpërfshirës me gjithë akterët në vend që formojnë dhe kanë ndikim në opinionin publik (takime konsultative me gazetarë dhe opinionistë, shoqëri civile, profesorë, diplomatë dhe ish-diplomatë si dhe biznese) dhe akterë tjerë të shoqërisë tonë që besojnë në rrugëtimin euroatlantik të Kosovës”, thuhet në njoftim.
Po ashtu në këtë takim është diskutuar edhe për aktivitet e LDK-së si dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.