Futbollisti Muriqi bëhet “hero” dhe në Kupë, jep asist dhe shënon gol në kohën shtesë!
Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, ka shkëlqyer në ndeshjen kundër Pontevedrës të vlefshme për Kupën e Mbretit.
Ai ka hyrë në lojë në minutën e 82′ teksa pas pak minutash i dhuroi një asist shokut të skuadrës i cili arriti të gjente fundin e rrjetës.
Por Muriqi nuk u ndal me kaq dhe në minutën e 104′ shënoi golin e dytë për ekipin e tij.
Mallorca është kualifikuar në të tetën e finales.