F.B.
Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka fituar ndaj Britanisë së Madhe në Kampionatin Evropian U19.
Në ngjarjen sportive që po mbahet në Prishtinë të hënën mbrëma vajzat kosovare kanë mposhtur ato të Britanisë së Madhe me rezultat 28:21.
Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, ndërsa më pas Kombëtarja jonë nisi shkëputjen në rezultat. Pas pjesës së parë rezultati ishte 13:11 në të mirë të Kosovës.
Në pjesën e dytë Kombëtarja jonë vazhdimisht ishte në epërsi. Britania e Madhe u afrua në 20:19, por pasoi shkëputje tjetër.
Më të dalluarat kanë qenë Selvije Mullakadrija, Ariona Dushica, Arona Krasniqi e Elisa Mirdita.
Fitorja erdhi pas dy disfatave.
Të enjten Kombëtarja jonë luan me Finlandën.