I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se kanë rënë dakord me Qeverinë Kurti për hapat e parë të përshkallëzimit të situatës në veri të vendit.
Lajçak në rrjetin social Twitter, ka shpërndarë një fotografi me zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimi, teksa ka thënë se gjithçka është në përputhje me marrëveshjen e 3 qershorit.
“Sot në Bratislavë zhvilluam diskutime intensive dypalëshe me ZKM @BislimiBesnik për përshkallëzimin e situatës në veri të Kosovës, në përputhje me deklaratën e BE27 nga 3 qershori, dhe rrugën përpara në zbatimin e të gjitha Marrëveshjeve të Dialogut. Ne ramë dakord për hapat e parë drejt këtij qëllimi”, ka shkruar në Twitter, Miroslav Lajçak.